Zeneli i kënaqur me paraqitjen, i dëshpëruar me atë që ndodhi në fund

Edhe Arbër Zeneli është shprehur i kënaqur me lojën e Kosovës, por i dëshpëruar me golin e pësuar në fund të ndeshjes.

Sport

21/03/2019 22:01

Anësori që regjistroi një paraqitje të mirë duke asistuar te goli i dytë i Celinës, ka thënë se Kosova po punon shumë, dhe se dëshiron të dëshmojë se di të luajë futboll.

“Kemi mundur edhe më mirë, kemi luajtur mirë, kundër një kundërshtari të fortë, jemi të dëshpëruar për golin në minutat e fundit”, ka deklaruar Arbër Zeneli, përcjell ‘lajmi.net’.

“Jemi të gëzuar me rezultatin, por goli në fund na dëshpëroi. Rezultati na është dashur, po punojmë shumë, duam të tregojmë veten”./Lajmi.net/