Zeneli falënderon të gjithë për mbështetjen në këtë kohë të vështirë

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, ka falënderuar të gjithë për mbështetjen pas lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Malit të Zi.

Sport

08/06/2019 23:41

Kosova barazoi 1:1 me Malin e Zi, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Në pjesën e parë të kësaj ndeshje, Kosova mbeti pa Arbër Zenelin, që pësoi një lëndim jo të lehtë në gju, lëndim që pritet ta mbajë jashtë fushës për disa muaj.

“Faleminderit shumë për mbështetjen në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Zeneli në Instagram.

Përndryshe Kosova të hënën luan ndeshjen tjetër kualifikuese, sërish në udhëtim kundër Malit të Zi./Lajmi.net/