“Zemrën maje” premierë sot nga Stresi

Stresi njofton se kënga e re publikohet gjatë ditës së sotme.

ShowBiz

24/01/2020 14:05

Stresi pas një periudhe të ngjeshur me shumë projekte muzikore, u distancua nga skena për disa javë, por ky pushim nuk zgjati shumë pasi që ai sot publikon një tjetër këngë, shkruan lajmi.net.

Reperi nga Tropoja me anë të rrjetit social Instagram bëri të ditur se gjatë orës 17:00 do ta lëshoj këngën e re të cilën e ka titulluar “Zemrën maje” dhe mendohet se është e punuar edhe me klip.

Kujtojmë se Stresi ishte pjesë edhe e ‘Festivalit të këngës’, në bashkëpunim me Eli Farën ata kishin interpretuar këngën ‘Bohem’ por nuk arritën të zënë ndonjë vend në finale. /Lajmi.net/