“Zemra më pikëllon”, Luana e trishtuar pas lajmit për abuzimin e të miturës në Tiranë
Edhe Luana Vjollca ka reaguar pas lajmit për përdhunimin e një vajze të mitur në Shqipëri.

ShowBiz
Ngjarja me abuzimin e një vazje 15-vjeçare në Shqipëri nga roja i shkollës 65-vjeçar, ka nxitur reagim në opinionin publik, shkruan lajmi.net.
Së fundi, moderatorja Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit një fotografi, me të cilën bën thirrje për marshim.
E trishtuar për rastin që dëgjoi, Luana shkruan “Zema me pikellon. 4 qershor”.
Me moton “Për fëmijërinë e vjedhur”, nesër (4 qershor) do të marshohet në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. /Lajmi.net/