“Zemra mal”, thotë Gili në këngën e re
Gili ka sjellë një këngë të re.

ShowBiz
Ashtu sikurse shumë prej kolegëve të saj edhe Gili është mobilizuar për të sjellë projekte të reja në fundvit, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ka publikuar këngën “Zemra mal”, e cila është me tekst dhe muzikë të Ilir Beranit, ndërsa orkestrimin e bëri Miti Geci.
Në video e kësaj kënge të bie në sy sërish ndryshimi i madh që Gili ka pësuar pas rënies në peshë.
https://www.youtube.com/watch?v=g8_vaa5STcI
Kujtojmë se Gili njihet për një numër të madh projektesh muzikore ndër vite, të cilat priten mirë në publik. /Lajmi.net/