Zemmour: Po u bëra president i Francës, fëmijëve s’do të mund t’u lihet emri Muhamed

Komentuesi i së djathtës ekstreme, tashmë kandidat zyrtar për President të Francës, Eric Zemmour ka deklaruar se nëse zgjidhet në krye të shtetit, qytetarët francezë nuk do të kenë të drejtë që bijve të tyre t’ua lënë emrin Muhamed.

Bota

01/12/2021 15:53

Ai gjatë ditës së djeshme publikoi zyrtarisht kandidaturën për President të Francës.

Përmes një video-je të publikuar në Facebook, ai paraqiti myslimanët duke u falur rrugëve për të bërë fushatë kundër Islamit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by euronews (@euronews.tv)

Kritikat e tij të ashpra ndaj Islamit dhe migracionit i kanë siguruar përkrahje edhe nga baza e votuesve të Le Penit, edhe nga e djathta tradicionale konservatore./Lajmi.net/