Zemërim për armët siriane

Raportet e pakonfirmuara thonë se Shqipëria mund t’i marrë armët kimike siriane për t’i asgjësuar. Kjo ka provokuar zemërim tek popullata që ka dalë në protestë në Tiranë.

Lajme

15/11/2013 13:21

Qindra demonstrues janë mbledhur jashtë Parlamentit dhe zyrës së Kryeministrisë të enjten, duke brohoritur “Thuani JO armëve kimike”.

Kryeministri Edi Rama pritet që të mbajë një fjalim për këtë çështje, të premten në mbrëmje.

Franca ka qenë e përmendur si vendi me më shumë gjasa, ose si alternativa më e mirë për të asgjësuar armët siriane që janë rreth 1 mijë tonë armë kimike.

Këto armë besohet se përfshijnë gazin nervor sarin, agjentin sulfur mustard në formë të fluskës dhe disa kimikate të tjera të ndaluara. Ato janë vënë nën mbrojtje kur vendet e prodhimit në Siri ishin shkatërruar.

SHBA’ja kishte kërcënuar me sulm të armatosur kundrejt Sirisë, pas sulmit me armë kimike ndaj civilëve në zonën e Damaskut më 21 gusht, ku si pasojë gjetën vdekje qindra njerëz.

Sipas një marrëveshje të mëvonshme të ndërmjetësuar nga Rusia që të largojë arsenalin sirian, u arrit pajtimi që agjentët kimikë dhe kimikatet pararendëse të asgjësohen jashtë shtetit të Sirisë, nëse është e mundur.

Diskutimet për këtë çështje janë bërë javët e fundit në Organizatën për Armët e Ndaluara Kimike (OPCW) në Hagë, se si duhet të shkatërrohen këto rezerva.

Është një takim të premten që të pajtohen për procesin e gjetjes së “pikave të shkatërrimit”.

Shqipëria shihet si një destinacion i mundshëm pasi së fundmi ajo shkatërroi arsenalin e vet të gazit helmues.

Por demonstruesit të enjten në Tiranë shfrynë mllefin e tyre në propozimin midis shqetësimeve mbi implikimet e sigurisë dhe ndikimin e mundshëm në industrinë e turizmit.

Ata mbanin pankarta ku lexohej “JO gazit sarin, PO oksigjenit, na leni që të marrim frymë” dhe “Jo armëve kimike në Shqipëri”.

Ish-kryeministri Sali Berisha iu bashkua protestës së bashku me disa prej deputetëve të partisë së tij. “Ne nuk do të pranojmë armët kimike në Shqipëri, Kryeministri ka poshtëruar shqiptarët”- tha ai.

Kryeministri Rama më herët ka lënë që të kuptohet se ai personalisht është në favor të këtij propozimi.

“Po’ja jonë lidhet vetëm me një plan të marrëveshjes e cila do t’ua bëjë të qartë të gjithëve në Shqipëri se nga kjo do të dalim kokëlartë, dhe do të jemi më të pasur dhe më të pastër se sa jemi sot “, tha ai të mërkuren.

Një burim informoi mbi diskutimet i cili i tregoi agjencisë së lajmeve Reuters se bisedimet me Shqipërinë kanë arritur në “nivelin teknik”.

Norvegjia ka premtuar se do të dërgojë një anije mallrash dhe një anije marine në portet siriane për të marrë armët dhe për t’i dërguar ato diku tjetër për shkatërrim.

Shteti i Sirisë kishe deklaruar më parë se ata nuk mund të asgjësonin këto armë në vendin e tyre sepse ata nuk kanë ekspertizën e duhur për ta bërë këtë gjë.

(BBC)