Zemaj kritikon qeverinë: Ka tre muaj që askush nuk është marrë me menaxhimin e pandemisë

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtit për dështim në menaxhimin e situatës me Covid-19. Sipas Zemajt, qeveria ka heq dorë nga menaxhimi i kësaj situate.

Lajme

21/01/2022 23:57

Zemaj komentet i ka bërë në T7.

“Qeveria fare s’ka qenë e vëmendshme këto muajt e fundit e kemi theksuar dhe potencuar se ka tre muaj që nuk është marrë kush me menaxhimin e situatës pandemike. Është tentuar edhe të menaxhohet online, dhe pasojat i bartin qytetarët tanë, e bartë ekonomia e vendit tonë dhe e bartin ata të cilët jetojnë me vështirësi në Republikën e Kosovës”, tha Zemaj.

“Komoditeti është shtuar te kryeministri i cili do të duhej t’i printe luftës kundër pandemisë por fatkeqësisht kjo neglizhencë besoj që nuk do të vijë në shprehje vetëm në bazë të pasojave, kemi numër rekord të të infektuarve, kemi stërngarkim të kujdesit shëndetësor, kemi injorim të profesionistëve shëndetësorë të cilët tentohet të mbahen me lëmoshë”, tha Zemaj.

‘Problemi është se s’po shohim menaxhim sepse mund të ketë keqmenaxhim, merren impute, merren praktika të mira edhe identifikon një problem të caktuar. Por qeveria duket se ka heq dorë nga menaxhimi në kuptimin e asaj që në fund të vitit e gjithë bota përgatitet për luftimin e gripit sezonal plus që jemi në pandemi”, shtoi ai.