Zemaj jep detaje për Udhërrëfyesin Klinik “Menaxhimi dhe trajtimi i COVID-19”

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka dhënë informacione shtesë në lidhje me Udhërrëfyesin Klinik “Menaxhimi dhe trajtimi i COVID-19”.

Lajme

12/08/2020 12:39

Zemaj tha se qëllimi i këtij udhërrëfyesi është trajtimi mbështetës dhe antiviral i personave të dyshimtë, të konfirmuar si dhe kategorive të pacientëve të spitalizuar me COVID-19.

Njoftimi i plotë i Zemajt:

Info për UK ‘’MENAXHIMI DHE TRAJTIMI I COVID-19 ‘’
Udhërrëfyesi klinik (UK) ‘’Menaxhimi dhe trajtimi i COVID-19” ka për qëllim trajtimin mbështetës dhe antiviral të personave të dyshimtë, të konfirmuar si dhe kategorive të pacientëve të spitalizuar me COVID-19.
Arsyeshmëria e rëndësishme klinike e këtij Udhërrëfyesi Klinik ka për qëllim menaxhimin e trajtimit të bazuar në dëshmi në mënyrë që të minimizohen dhe shmangen efektet nga trajtimet eventuale joadekuate si dhe të bëhet unifikimi i trajtimit gjatë menaxhimit të pacientëve me këtë patologji.
Andaj kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se pas respektimit të të gjitha fazave të përcaktuara me legjislacionin aktual në fuqi (UA 03/2019 për Udhërrëfyes dhe protokole klinike), dhe pas ofrimit të raportit nga Komisioni për vlerësimin e metodologjisë së hartimit të UPK-ve, Aprovohet udhërrëfyesi klinik ‘’MENAXHIMI DHE TRAJTIMI I COVID-19 ‘’.
Të gjitha Institucionet shëndetësore të përcaktuara për trajtimin e pacientëve të dyshuar dhe atyre të konfirmuar me COVID-19, duhet të sigurojnë burime të mjaftueshme njerëzore si mjekë, infermierë, laborantë dhe staf tjetër mbështetës për zbatimin e këtij udhërrëfyesi. MSh duhet të siguroj mjete mbrojtëse personale për profesionistët shëndetësor dhe stafin tjetër mbështetës që ofrojnë kujdes shëndetësor për pacientët në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor.
Shfrytëzoj rastin të falënderoj Grupin Punues që ka hartuar udhërrëfyesin klinik, Rishqyrtuesit e UK, Komisionin për Vlerësimin e Metodologjisë së hartimit të udhërrëfyesit klinik, Këshillin Kosovar për Udhërrëfyes dhe Protokole Klinike dhe të gjithë ata që kontribuan procesin e këtij UK, i cili do të lehtësoj punën e profesionistëve shëndetësor të të gjitha niveleve të kujdesit në përballimin e kësaj Pandemie.
Kërkoj që të gjithë profesionistët shëndetësor të ofrojnë shërbimet e tyre duke respektuar rekomandimet që dalin nga ky UK.
Linkun per shkarkimin e UK ‘’MENAXHIMI DHE TRAJTIMI I COVID-19 ‘’ e gjeni KËTU: