Zemaj i uron shërim të shpejtë ministrit Latifi

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i ka uruar shërim të shpejtë dhe shëndet të mirë ministrit aktual të këtij dikasteri, Rifat Latifi.

Lajme

10/06/2022 15:00

Ky i fundit i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga apendisiti, teksa aktualisht po trajtohet në spital, shkruan lajmi.net.

Sipas raportimeve, ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, sot iu paska nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga apendisiti. Me këtë rast, ministrit Latifi i uroj shërim sa më të shpejtë dhe shëndet sa më të mire”, ka shkruar Zemaj. /Lajmi.net/