Zelensky takon Vuçiq, a do t’i raportoj ky i fundit Putinit se çfarë kanë biseduar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është takuar me presidentin serb, Vuçiq, dhe i ka shprehur atij falënderim për ndihmën e saj humanitare dhe financiare dhe mirëpritjen e ukrainasve që ikën nga lufta. Ndërsa çfarë mbetet të shihet është se, a do ta informojë Vuçiq Putinin sa i përket takimit të tij me Zelensky, shkruan lajmi.net. Serbia…

Lajme

01/03/2024 10:00

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është takuar me presidentin serb, Vuçiq, dhe i ka shprehur atij falënderim për ndihmën e saj humanitare dhe financiare dhe mirëpritjen e ukrainasve që ikën nga lufta.

Ndërsa çfarë mbetet të shihet është se, a do ta informojë Vuçiq Putinin sa i përket takimit të tij me Zelensky, shkruan lajmi.net.

Serbia është vendi i vetëm në Evropë që nuk i ka vënë sanksione Rusisë, dhe që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, ky shtet refuzon që ti vendosë sanksione Rusisë.

“Jam takuar me Presidentin Aleksandër Vuçiq

dhe falënderova Serbinë për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe ndihmën e saj humanitare dhe financiare dhe mirëpritjen e ukrainasve që ikën nga lufta.

Vura re rëndësinë e pjesëmarrjes së Serbisë në zbatimin e Formulës së Paqes. Ne koordinuam kontakte të mëtejshme me synimin për të zgjeruar mbështetjen globale për Formulën.

Unë e informova presidentin Vuçiq për situatën aktuale në vijën e frontit. Ne diskutuam gjithashtu sfidat e sigurisë dhe politike në Evropën Lindore.” /Lajmi.net/