Zelensky i drejtohet Shqipërisë: Ma kujtoni Nënë Terezën, simbol i humanizmit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë adresimit në Kuvendin e Shqipërisë të martën, ka thënë se mbështetja e Shqipërisë që po i ofron shtetit të tij po ia përkujton simbolin e humanizmit, Nënën Terezë.

Lajme
Zelensky tha se është mirënjohës ndaj Shqipërisë, që sipas tij, nuk ka hezituar ta mbështesë Ukrainën.
“Jam mirnjohës që nuk hezitoni të mendoni se kë do të mbështesni dhe na jepni mbështetje. Ky qëndrim i juaj ndaj popullit tonë na e bën të kujtoj nënë Terezën shqiptare që është kthyer në simbolin e humanizmit në mbarë botën”, ka deklaruar ai.
“Ushtria ruse nuk po provon të mbrojë asnjë objekt të krishterë. Ata dëshirojnë të shkojnë më tej, nuk duan të ndalojnë. Kjo është tirania më e keqe e parë ndonjëherë në shekullin XX. I përgëzoj të gjithë që luftojnë me ne dhe na mbështesin”, shtoi më tej ai në adresimin e tij përpara përfaqësuesve shqiptarë.
Ai bëri me dije më tej se thuajse të gjitha shtëpitë në Kharviv të Ukrainës janë shkatërruar nga sulmi i forcave ruse. /Lajmi.net/