Zeka të hënën nuk shkon në Kuvend

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë se të hënën nuk do të marr pjesë në seancën e Kuvendit, të thirrur nga kryesuesi Adem Mikullovci. Ai ka thënë se në shenj pakënaqësisë ndaj anarkisë institucionale dhe në shenj proteste ndaj VV-së nuk do të merr pjesë në seancën e se hënës.

Lajme

11/08/2017 23:05

Postimi i Zekës:

“Te hanen nuk shkoje ne seance te Kuvendit
Loja e VV me seancat e Kuvendit, ashte bere e padurueshme. Prononcimi i kolegut Haxhi Shala rreth kesaj logjike te autoritarizmit, eshte e sakte. Adem Mikullovci eshte zot shtepije i Kuvendit. Ai, duke zbatuar urdherat e Partise, tha se “seancen e therret kur te don ai”! Po ne praktike nuk eshte keshtu. Konsultat paraprake me te gjitha partite politike, jane te domosdoshme.
Ne shenje proteste ndaje kesaj anarkie institucionale, ne shenje proteste qe VV po e shfrytezon foltoren e Kuvendit vetem per sulme ndaj PAN/it, une si deputet, nuk do te marre pjese ne seancen e dites se hene.