Zeka: Ndryshimi s’mund të ndodhë nëse VV nuk udhëheqë ministrinë e Brendshme dhe të Drejtësisë

Themeluesi i PEK-ut, Milaim Zeka, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se VV nuk mund të ndryshojë asgjë nëse nuk i drejton ministrinë e Brendshme dhe të Drejtësisë.

Lajme

02/12/2019 23:28

“Të gjithë kemi qenë partizanë të ndryshimit”, ka thënë Zeka.

“Ndryshimi nuk mund të ndodhë nëse VV nuk udhëheqë Minsitrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë”

“Nga aty fillon çkapja e shtetit dhe ndryshimi”, ka thënë Zeka.

Ai ka shtuar se legjitimitetin për të biseduar për koalicion me VV-në e ka Vjosa Osmani e jo Mustafa.