Zeka: Albin Kurti është klonim i Enver Hoxhës

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka lëshuar një deklaratë të rëndë për kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Në Kanal10, Zeka thotë se Kurti sipas tij është “klonim” i ish-diktatorit Enver Hoxha, shkruan lajmi.net. “Krejt strategjinë e tij politike e ka ngritur duke folur për shkumën në gotë, por kurrë s’ka folur çka ka…

Lajme

18/08/2022 22:40

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka lëshuar një deklaratë të rëndë për kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Në Kanal10, Zeka thotë se Kurti sipas tij është “klonim” i ish-diktatorit Enver Hoxha, shkruan lajmi.net.

“Krejt strategjinë e tij politike e ka ngritur duke folur për shkumën në gotë, por kurrë s’ka folur çka ka në gotë. Ai thonte se nuk hy në asnjë takim ku ka fusnotë, e ku nuk pranohen simbolet tona. Albin Kurti është shpikës, Albin Kurti është klonim i Enver Hoxhës”, tha ai.

“Veç Enver Hoxha ka ditur me i shpik ata skenarët e vrasjeve. Ky është nxënës i Enverit dhe të majtës ekstreme”, tha Zeka.