Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Zeka: Aktivistet e PSD-së dolen para Hotit me filikaqat e mbetura nga VV, gjest irritues

9:25 | 17 Shtator 2020

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka komentuar aksionin e djeshëm të dy aktivisteve të PSD-së,  Natyra Kuqi e Teutë Rrusta, të cilat ia ndërprenë fjalimin kryeministrit Hoti, në shenjë proteste për “abuzimin me të drejtat e grave”.

Me anë të një postimi në Facebook, Zeka është shprehur se reagimi në fjalë s’ishte për të drejtat e grave, shkruan lajmi.net.

Madje sipas tij, një gjest i tillë, është tregues se abuzimi me të drejtat e grave ka mbetur si “sëmundje ngjitëse” tek aktivistët e VV-së.

“Ky gjest ishte dhe eshte irritues, si dhe abuzues, pasiqe behet vetem per t’i treguar dikujte se PSD-ja eshte gjalle, dhe se metodat e veprimit jane ato te VV-se!”, ka shkruajtur ai.

Postimi i plotë:

Reagimi i vajzave te PSD-se, nuk ishte per te drejtate e grave

Dje, dy aktiviste te PSD-se, dolen para Kryeministrit Hoti, me ata filikaçat e mbetur nga VV-ja. U tregua hapur se abuzimi me te drejtate e grave, ka mbetur si semundeje ngjitese te keta aktivist.

Ne fakt, ky gjest nuk kishte fare te bente me ndonje perpjekje per te mbrojtur te drejtate e grave. E para, sepse Kryeministri Hoti, perpos angazhimit te tij politik, eshte shembull per te tjeret ne menyren se si e çmon dhe e trajton gruan e vet, dhe femijet. Ky gjest ishte dhe eshte irritues, si dhe abuzues, pasiqe behet vetem per t’i treguar dikujte se PSD-ja eshte gjalle, dhe se metodat e veprimit jane ato te VV-se!

Veprimi i djeshem ishte nje veprim i turpshem. Ishte nje veprim sikur ai i Euleksit, qe arrestonte njereze e para per t’i bere hore, e dyta per shoë mediatik!. /Lajmi.net/