Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Zëdhënësi i PDK-së: VV kërcënoi Kushtetuesen e Policinë, të njëjtën po e bëjnë me mediat

17:32 | 23 Maj 2020

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka akuzuar ashpër Vetëvendosjen për siç thotë ai kërcënime ndaj mediave.

Bytyçi me anë të një postimi në Facebook, ka cilësuar se njerëzit nuk duhet të çuditen me sulmet e VV-së ndaj mediave, pasi që sipas tij njëjtë ka ndodhur edhe me Kushtetuesen, Policinë e çdo institucion tjetër të pavarur të shtetit, shkruan lajmi.net.

Në këtë rrjedhë, Bytyçi e ka quajtur VV-në parti ekstreme.

Postimi i plotë:

Lëvizja Vetëvendosje i ka sulmuar institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu Kuvendin. Ishin sulme në kuptimin e plotë të fjalës.

Kjo parti, ka kërcënuar anëtarët Gjykatës Kushtetuese, Policinë e çdo institucion tjetër të pavarur dhe efikas të shtetit.

E disa po çuditen pse ju erdhi rendi kërcënimit të mediave. Të tilla janë partitë politike ekstreme. Një herë e sulmojnë sistemin në emër të çkapjes, pastaj instucionet në emër të demokracisë e në fund çfarëdo zëri kritik në emër të së vërtetës.

Deri në atë moment kur e arrinë shumicën, 51%. Atëherë më nuk do të ketë institucione të pavarura, as demokraci e aq më pak liri për të kritikuar!. /Lajmi.net/