Zëdhënësi i PDK-së: Duhet të kuptohet drejtë rrëshqitja frojdiane e Albin Kurtit

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovë, Avni Bytyçi tha se duhet të kuptohet drejtë rrëshqitja frojdiane e Albin Kurtit.

Lajme

26/02/2020 15:00

Përmes një postim në Facebook, Bytyçi tha se Kurti me të vërtetë beson që Amerika është imperialiste, ndërsa NATO është okupuese e territorit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Ai me të vërtetë beson që Amerika është imperialiste, ndërsa NATO është okupuese e territorit të Kosovës. Si rrjedhojë e kësaj logjike, për Albin Kurtin, letërkëmbimi në mes të ish kryeministrit Thaçi dhe Shefit të NATO-s është akt tradhtie. Sido që të jetë, aman, tregoni që u bë Kryeministër edhe le ta ofrojë një program qeverisës se ende nuk dihet cilat janë qëndrimet e tij për dialogun, taksën dhe reciprocitetin. /Lajmi.net/