Zëdhënësi i BE, Stano dënon vendimin e Rusisë për shpalljen e REL-it organizatë “e padëshirueshme”
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka reaguar në platformën “X”, pasi që Rusia dje deklaroi Radio Evropën e Lire si organizatë “të padëshirueshme”. Stano tha se vendimi i Rusisë është sulm ndaj lirisë së medias, shprehjes dhe aksesit të qytetarëve në informacionin pluralist. Ndërsa BE sot vendosi edhe pakon e 13 të sanksioneve kundër Rusisë,…

Bota
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka reaguar në platformën “X”, pasi që Rusia dje deklaroi Radio Evropën e Lire si organizatë “të padëshirueshme”.
Stano tha se vendimi i Rusisë është sulm ndaj lirisë së medias, shprehjes dhe aksesit të qytetarëve në informacionin pluralist.
Ndërsa BE sot vendosi edhe pakon e 13 të sanksioneve kundër Rusisë, shkaku i vrasjes së opozitarit Navalny, por edhe deklarimit të REL si organizatë “e padëshirueshme”.
“BE dënon vendimin e Rusisë për të deklaruar @RFERL “i padëshirueshëm” edhe një sulm ndaj lirisë së medias, shprehjes dhe aksesit të qytetarëve në informacionin pluralist.”- reagoi Stano. /Lajmi.net/
Russia:??condemns the decision to declare @RFERL “undesirable” ?yet another attack on freedom of media, expression & access of citizens to pluralistic information.??should repeal its legislation on “undesirables” & “foreign agents” used for repression & silencing critical voices https://t.co/hpFIh30Pyp
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) February 21, 2024