ZDF: UEFA ka vendosur për shtyrjen e Kampionatit Evropian

Televizioni i njohur gjerman, ZDF ka njoftuar se UEFA ka vendosur për shtyrjen e Kampionatit Evropian për vitin e ardhshëm.

Sport

17/03/2020 13:19

ZDF nga burimet e veta brenda takimit që po mbahen sot, ka marrë vesh që organizata e futbollit evropian i ka njoftuar ligat kombëtare dhe Shoqatën Evropiane të Klubeve për këtë vendim.

”UEFA ka informuar ligat kombëtare dhe Shoqatën Evropiane të Klubeve (ECA) se planifikon të shtyjë Kampionatin Evropian të Futbollit që pritej luhej këtë verë deri në verën e vitit 2021”.

Ligat dhe ECA kanë aprovuar propozimin sipas informacionit të ZDF, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, në rast se koronavirusi nuk do të paraqet rrezik – atëherë kampionatet do të vazhdojnë të luhen verës. /Lajmi.net/