“Zbutet” diferenca në mes rivalëve për titull – kjo është renditja tabelore pasi Drita mposhti Ballkanin

Drita ka shënuar fitore në derbin ndaj Ballkanit me rezultat 2:1. Kjo ndeshje ishte e mbetur dhe i takonte xhiros së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës, por që ishte shtyrë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të Ballkanit, shkruan lajmi.net. Mysafirët nga Suhareka kaluan të parët në avantazh me golin e mbrojtësit Bajram Jashanica,…

Sport

20/12/2023 15:42

Drita ka shënuar fitore në derbin ndaj Ballkanit me rezultat 2:1.

Kjo ndeshje ishte e mbetur dhe i takonte xhiros së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës, por që ishte shtyrë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të Ballkanit, shkruan lajmi.net.

Mysafirët nga Suhareka kaluan të parët në avantazh me golin e mbrojtësit Bajram Jashanica, vetëm pesë minuta pasi nisi ndeshja.

Baraspesha në Gjilan erdhi në minutën e 27-të kur pas një kombinimi të mirë të futbollistëve të Dritës, Blendi Baftiu dërgoi topin në rrjetë.

Përmbysjen në rezultat Dritës dhe në fund fitoren ia siguroi Blerim Krasniqi me një supergol në minutën e 43-të.

Me këtë fitore Drita është e treat me 34 pikë, por tani vetëm pesë më pak se Ballkani lider që ka grumbulluar 39 pikë. E dyta është Llapi me 34 pikë gjithashtu./Lajmi.net/