Zbulojnë disa qindra palë këpucë të trashëguara nga gjyshërit (Foto)

Familja që kishte trashëguar një ndërtesë të vjetër, ka zbuluar dyqanin e këpucëve, i cili qëndronte i mbyllur prej disa dekadash.

Bota

16/11/2014 19:49

Një familje amerikane ka zbuluar në podrumin e një shtëpie të vjetër një dyqan këpucësh të trashëguar nga gjyshërit e tyre. Të gjitha këpucët e gjetura aty janë të reja dhe në gjendje shumë të mirë, përveqse janë të pluhurosura.

Ndërtesa ishte përdorur si dyqan këpucësh nga vitet 1940 deri në 1960, por dyert ishin mbyllur për dekada të tëra.

Një nga anëtarët e familjes e ka bërë të ditur këtë ngjarje të pazakontë, por nuk i zbuluar vendndodhjen, për qështje sigurie, transmeton lajmi.net.

Koleksioni historik vlerësohet si një pasuri me vlerë të vogël.

Të gjitha këpucët duket të jenë krejtësisht të paprekura edhe pse të paktën 50 vjet të vjetra.

Dyqani thuhet se u mbyll kur u sëmurë gjyshja, dhe familja nuk kishte më mundësi ta menaxhonte.

“Unë nuk kam asnjë ide se sa fitimprurës ishte ky biznes. Ndoshta edhe fitimi ishte faktor për mbylljen e tij”, ka thënë njëri nga trashëgimtarët.

Ata thonë se vendndodhja do të mbetet sekret, për arsye sigurie, derisa familja të është gati ta hapë atë edhe për opinionin. (lajmi.net)