Zbulohet transferimi i parë i Zidanes te Real Madrid

Pas rikthimit te Real Madrid, Zinedine Zidane do t’i ketë edhe 11 ndeshje deri në fund të këtij sezoni.

Sport

12/03/2019 08:41

Zinedine Zidane u rikthye te Real Madrid, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2022.

Trajneri francez do të jetë përgjegjës për largimet dhe transferimet që do të ndodhin te skuadra spanjolle, gjersa ka bërë një listë, përcjell lajmi.net nga Telegraph.

Transferimi i parë i Zinedine Zidanes te Real Madrid do të jetë Eden Hazard, pasi që të dy e duan bashkëpunimin me njëri-tjetrin.

Belgu ka kohë që e ëndërron kalimin te madrilenët, andaj francezi do ta transferojë atë në afatin e verës për një shumë rreth 120 milionë euro. /Lajmi.net/