Zbulohet titulli i pjesës së 7 të franshizës ‘Fast & Furious’

Ekipi i filmave 'Fast & Furious' kanë zbuluar titullin për pjesën e shtatë, traileri i parë vjen pas një jave.

ShowBiz

26/10/2014 21:07

Pjesa e shtatë, e shumë pritur e franshizës ‘Fast & Furious’ do të ketë titullin e thjeshtë ‘FURIOUS 7’.

Kështu kanë lajmëruar përfaqësuesit e filmave në faqen zyrtare në Facebook, në një deklaratë të gjatë ku shprehin mirënjohen për fansat e filmave të cilë janë rritur në numë në secilën pjesë që ka dalur.

Ata kanë lajmëruar giithashtu se në një javë, pikërisht më datë 1 nëntor, do dalë edhe traileri i parë i filmit të shumëpritur, ku do të kemj mundësi ta shohim aktorin e ndjerë Paul Walker edhe një herë në rolin Brian O’Conner.

Poashtu është zbuluar edhe posteri i parë i filmit Furious 7, ku shihet e gjithë skuadra të cilët në filma tanimë konsiderohen edhe si familje.