Zbulohet skulptura e kryeministrit të ardhshëm Visar Arifaj

Partia e Fortë e ka zbuluar skulpturën e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Visar Arifaj, në pozën e tij tashmë të famshme, duke thënë se ky është vetëm model i skulpturës së madhe që do të komisionohet pas ardhjes së partisë në pushtet.

Lajme

05/06/2014 23:16

Skulptura do të jetë monument i rëndësishëm i historisë së re kosovare dhe do të vendoset përmbi monumentin NEWBORN. Partia e Fortë e ka quajtur skulpturën ‘Monument mbi monumente’.

‘Ne duhet ta shënojmë historinë tonë. Vetëm nëpërmjet busteve, skulpturave dhe monumenteve të tilla do të mund ta ruajmë vlerën tonë. Monumenti në fjalë është vetëm i pari nga një sërë monumentesh, me të cilat do ta mbushim secilin qytet të Kosovës’, ka thënë kryetari lexhendar Arifaj.