Zbulohet si Conte refuzoi Ronaldon në vitin 2022
Në verën e vitit 2022, portugezi i kërkoi drejtuesve të Manchester United që ta linin të shkonte në klubin që luan në Champions League dhe Tottenham u bë një nga pretendentët për numrin 7. Sipas Daily Mail, Ronaldo u konsiderua seriozisht në klubin londinez, por në fund, Antonio Conte dhe Daniel Levy vendosën që një…

Sport
Në verën e vitit 2022, portugezi i kërkoi drejtuesve të Manchester United që ta linin të shkonte në klubin që luan në Champions League dhe Tottenham u bë një nga pretendentët për numrin 7.
Sipas Daily Mail, Ronaldo u konsiderua seriozisht në klubin londinez, por në fund, Antonio Conte dhe Daniel Levy vendosën që një nënshkrim i tillë nuk do t’i bënte dobi skuadrës.
Në nëntor, Cristiano Ronaldo ndërpreu kontratën me Manchester United dhe në fillim të janarit u bë lojtar i Al-Nassr nga Arabia Saudite.
Antonio Conte dha dorëheqjen si trajner i Tottenhamit më 26 mars.