Zbulohet shuma ‘marramendëse’ që duhet të paguajnë klubet që largohen nga Superliga

Të gjithë klubet që u larguan nga Superliga Evropiane do të duhet të paguajnë një gjobë prej 300 milionë eurove.

Sport

23/04/2021 10:23

Sipas një artikulli të publikuar në Mundo Deportivo, është shpjeguar se klubet të cilat e lënë Superligën Evropiane, do të duhet të paguajnë një shumë të madhe parash, transmeton lajmi.net.

Gjashtë klube të Premierligës kanë publikuar komunikatat e tyre zyrtare, që tregojnë se do të tërheqen nga kjo garë.

Banka Morgan thuhej se do të financonte Superligën Evropiane dhe gjithë këto para lidhen me të.

Barcelona dhe Real Madrid thuhet të jenë klubet e vetme që kanë mbetur në Superligën Evropiane, ndërsa Juventus dhe AC Milan akoma nuk dihet nëse janë larguar zyrtarisht.

Në një intervistë për mediumin, El Larguero, Florentino Perez ka deklaruar se çdo klub që dëshiron të largohet, duhet të paguajë një shumë./Lajmi.net/