Zbulohet shtatorja e nënës Zahide Jashari në sheshin e Skenderajt
Në shënimin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, sot është zbuluar shtatorja e Zahide Jasharit, nënës së heronjve Adem dhe Hamëz Jashari . Shtatorja, e realizuar nga skulptori i njohur Sabri Behramaj, paraqet nënën Zahide duke përkundur një fëmijë në djep – simbolikë që ngërthen në vete mesazhe të thella për jetën, dashurinë dhe lirinë.…

Lajme
Në shënimin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, sot është zbuluar shtatorja e Zahide Jasharit, nënës së heronjve Adem dhe Hamëz Jashari .
Shtatorja, e realizuar nga skulptori i njohur Sabri Behramaj, paraqet nënën Zahide duke përkundur një fëmijë në djep – simbolikë që ngërthen në vete mesazhe të thella për jetën, dashurinë dhe lirinë.
Vetë autori i veprës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ndarë emocionet dhe domethënien që mbart kjo skulpturë.
Tutje, ai theksoi se nënë Zahide është një monument i gjallë i sakrificës dhe burrërisë së heshtur, një figurë që do të qëndrojë përjetësisht në vendlindjen e saj në zemër të Drenicës, duke përkundur djepin e lirisë.