Zbulohet se cilin numër do ta bart Diaz te Real Madrid
Brahim Diaz është transferimi më i ri i Real Madridit.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2019/01/brahim.jpg)
Sport
Brahim Diaz u transferua te Real Madrid nga Manchester City për shumën e 15 milionë euro.
Talenti spanjoll u prezantua në Santiago Bernabeu, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2025, përcjell lajmi.net.
Diaz do ta bart numrin 21 në fanellë, e që pritet që javën e ardhshme të debutoi te Real Madrid.
Talenti spanjoll e kishte refuzuar kontratën e re të Manchester City, duke e kërkuar me ngulm transferimin te madrilenët. /Lajmi.net/