Zbulohet se ai që rri me Trixën në “BBV” nuk është Donaldi por vëllai i tij binjak Romeo?!

Afirmiteti mes Donaldit dhe Beatrixës ka shokuar të gjithë.

ShowBiz

30/11/2021 09:30

Dy banorët e njohur në Big Brother Vip janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, aq sa kanë lënë pështypje se ka lind diçka mes tyre, shkruan lajmi.net.

Fansat janë zhgënjyer shumë nga veprimet e Donaldit për arsye se ata duan ta shohin bashkë me Borën, meqë rast kjo e fundit është deklaruar se po e pret jashtë për tu sqaruar.

Por krejt papritur del në pah Beatrix dhe pas daljes së Semit nga shtëpia Donaldi nis të flirtojë lirshëm me të.

Fansat vazhdimisht po përcjellin Big Brother Vip ku dikush prej tyre ngriti dilemat se mos ai brenda momentalisht nuk është Donaldi por vëllai i tij binjak Romeo.

E kjo jo pa të drejtë, pasi që pak ditë më parë Arbana ka realizuar një video me Romeon të cilit i thotë se jo pak njerëz në ditë ia kërkojnë ta fusë Romeon në vend të Donaldit që të ketë ngatërresa.

As Romeo nuk e ka përjashtuar këtë mundësi duke thënë se nuk do ishte keq.

Kujtojmë se mbrëmë Olti Curri, blogeri shqiptar afirmitetin mes Beatrixës dhe Donaldit e cilësoi si lojë, mos e kishte fjalën edhe ai për këtë se në vend të Donaldit është Romeo?

Sidofoqtë kjo mbetet për tu zbuluar sot në edicionin e të martës./Lajmi.net/

YouTube player