Zbulohet rroga rekorde e Bonuccit në Milan

Leonardo Bonucci nga sot do të jetë përforcim i ri i Milanit.

Sport

14/07/2017 10:51

Leonardo Bonucci sot do të jetë futbollist i ri i Milanit.

Qendërmbrojtësi do të largohet nga Juventus duke iu bashkuar rivalit nga Serie A në transferim me vlerë prej 40 milionë euro, raporton “Gianluca di Marzio”.

Bonucci sot pritet të mbërrijë në Milano për të finalizuar marrëveshjen me klubin e ri, përcjell “lajmi.net”.

Te skuadra e re ai do të bëhet futbollisti më i paguar në Serie A me 8 milionë euro në sezon. /Lajmi.net/