Zbulohet problemi që ka Dembele te Barcelona

Një nga ish-kuzhinierët e Ousmane Dembele beson se anësori i Barcelonës është ndikuar negativisht nga kompania që ai mban, si dhe paratë.

Sport

21/08/2019 14:23

Michael Naya, i cili dikur gatuante për francezin, mendon se vetë Dembele është një person i mirë, i cili është formuar për keq edhe nga ata që e rrethojnë.

“Ousmane është një djalë i mirë”, tha Naya para Le Parisien, transmeton lajmi.net.

“Por ai nuk e ka jetën e tij në duar. Ai aktualisht jeton me xhaxhain dhe mikun e tij më të mirë, por ata nuk guxojnë t’i thonë asgjë”.

“Ai dhe rrethi i tij janë të bindur se do të kritikohen pa marrë parasysh çfarë, por ata janë të pasur dhe nuk u intereson”.

”Pra, problemet e tij nisin nga këtu prandaj ai nuk mund të shkëlqejë te Barca”, zbuloi ai. /Lajmi.net/