Zbulohet përmbajtja e frikshme e letrës pas sulmit ndaj autobusit të Dortmundit!

Mediat gjermane kanë publikuar përmbajtjen e letrës që thuhet se është gjetur pas sulmit ndaj autobusit të skuadrës së Borussia Dortmundit.

Sport

12/04/2017 15:09

“Në emër të Allahut, 12 të pabesë do të vriten nga vëllezërit tanë në Gjermani”, shkruante në fillim të letrës, përcjell “lajmi.net”.

“Raketat e juaja ende fluturojnë dhe myslimanët po vdesin. Ne qëndrojmë pranë mëshirës së Allahut. Prej tani të gjithë të pabesët janë aktorë, këngëtar, sportistë dhe të gjithë gjermanët e famshëm janë në cakun tonë”.

“I kemi dy kushte: Që t’i ndërprisni bombardimet në Siri dhe që baza e luftës të mbyllet”, shkruante në fund të saj. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy