Zbulohet orari i ‘Final-Four’

Sigal Prishtina e ka zbuluar orarin e ‘Final-Four’ të Ligës Ballkanike, i cili do të zhvillohet në Prishtinë. Kështu, ndeshjet gjysmëfinale do të luhen të premten, më 25 prill, e ato për vendin e tretë dhe finalja, të dielën, më 27 prill. Të premten, duke filluar nga ora 17:30 do të zhvillohet ndeshja e parë…

Sport

15/04/2014 17:10

Sigal Prishtina e ka zbuluar orarin e ‘Final-Four’ të Ligës Ballkanike, i cili do të zhvillohet në Prishtinë.

Kështu, ndeshjet gjysmëfinale do të luhen të premten, më 25 prill, e ato për vendin e tretë dhe finalja, të dielën, më 27 prill.

Të premten, duke filluar nga ora 17:30 do të zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale ndërmjet ekipeve bullgare, Levski dhe Balkan, e gjysmëfinalja e dytë luhet të njëjtën ditë, nga ora 20:15, në të cilën do të përballen Sigal Prishtina dhe Galil Gilboa.

Të dielën, ndeshja për pozitën e tretë do të fillojë në ora 14:00, kurse finalja e madhe do të nsi nga ora 16:30.