Zbulohet numri i Di Marias te Juventus

Është zbuluar se cilin numër do ta bartë Angel Di Maria te Juventusi.

Sport

10/07/2022 11:02

Di Maria kaloi te Juventusi para pak ditësh si një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me PSG.

Disa ekipe e kërkonin argjentinasin, por në fund ai vendosi të transferohet te ekipi nga Torino, transmeton lajmi.net.

Është Juve tani që ka njoftuar se cilin numër do ta bartë anësori këtë sezon.

Di Maria ka rikthyer numrin e tij të dikurshëm, atë 22.

Argjentinasi ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me ekipin italian, por me mundësi edhe për një vit tjetër./Lajmi.net/