Zbulohet një varrezë masive me 3.500 viktima të ISIS-it në Siri

Një varrezë masive e mbushur me trupat e 3500 njerëzve është gjetur në ish-fortesën e ISIS, Raqa të Sirisë.

Bota

21/02/2019 20:00

Aty u gjetën dy varre të thellë, jashtë qytetit sirian në një zonë periferike bujqësore Al-Fukheikha muajin e kaluar, më shumë se një vit pasi forcat e mbështetura nga ShBA larguan prezencën e organizatës terroriste në qytet, transmeton lajmi.net.

Ekspertët besojnë se vendndodhja, varreza masive më e madhe që gjendet në rajon, mund të ndihmojë në identifikimin e disa mijëra njerëzve që besohet të jenë vrarë nga ISIS, por fati i të cilëve mbetet i panjohur.

Zbulimi më i fundit është varreza më e madhe masive që gjendet në rajon. /Lajmi.net/