Zbulohet një variant i ri shqetësues i COVID-19 në New York

Varianti i ri, i njohur si B.1.526, u identifikua për herë të parë në mostrat e mbledhura në New York në nentor.

Bota

25/02/2021 08:55

Një variant i ri i koronavirusit është në rritje në New York, thanë studiuesit të mërkurën, raporton The Guardian, transmeton lajmi.net.

Varianti i ri, i njohur si B.1.526, u identifikua për herë të parë në mostrat e mbledhura në New York në nëntor dhe nga mesi i shkurtit përfaqësoi rreth 12% të rasteve, thanë të mërkurën studiuesit në Kolegjin e Mjekëve dhe Kirurgëve të Universitetit Columbia Vagelos.

Varianti gjithashtu ka shkaktuar shqetësime në mesin e studiuesve në lidhje me atë se si mund të ndikojë në procesin e vaksinimit pasi disa variante, përfshirë B.1.526, mund të jenë rezistente ndaj vaksinave.

Studimi i kryer nga studiuesit e Universitetit Columbia tregon se varianti që përhapet në New York ndan karakteristikat me B.1.351, variant i parë i identifikuar në Afrikën e Jugut dhe P.1., i cili u identifikua për herë të parë në Brazil. /Lajmi.net/