Zbulohet një rrjet global i krimit kibernetik

17:38 | 16 Maj 2019

Agjencitë amerikane dhe evropiane të rendit thonë se kanë shkatërruar një rrjet global të krimit kibernetik që kishte përdorur programe kompjuterike me viruse për të vjedhur rreth 100 milionë dollarë nga biznese nga e gjithë bota.

Me anëtarë nga Bullgaria, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina, rrjeti përdori programin infektues GozNym për të vjedhur para nga 41 mijë vetë, kryesisht nga biznese dhe institucione financiare, thanë zyrtarët në një konferencë shtypi në Hagë. Mes tyre ishin që nga bizneset e vogla deri tek organizata ndërkombëtare tek një organizatë joqeveritare që punonte me fëmijë më aftësi të kufizuara.

Zyrtarë të rendit e cilësuan rrjetin si një organizatë kriminale “shumë të sofistikuar”, ku secili nga anëtarët kishte një rol të veçantë me aftësi të veçanta. Rrjeti ishte krijuar me individë të rekrutuar nga forume kriminale të fshehta rusisht-folëse.

Prokurorët në Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë dhe Shtetet e Bashkuara po paraqesin akuza penale për rastin.