Zbulohet një nga arsye se përse motrat Vjollca kanë ardhur në Prishtinë
Marina dhe Luana Vjollca ndodhen në Prishtinë.

ShowBiz
Marina dhe Luana Vjollca janë dy emra shumë të dashur për publikun shqiptar, shkruan lajmi.net.
Me punën e palodhshme si moderatore, e Luana edhe si këngëtare, kanë arritur ti rrëmbejnë zemrat e shumë fansave si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
Të dyja janë shumë të lidhura me Kosovën, saktësisht Prishtinën, pasi Marina është e martuar me Getoar Selimin e Luana thuhet se është në lidhje dashurie me Krenar Cocajn.
Sigurisht kjo ishte edhe një nga arsyet e ardhjes së tyre në Prishtinë mirëpo është zbuluar edhe një tjetër detaj.
Ishte Luana ajo e cila i ka publikuar disa imazhe ku shihet së bashku me motrën e më pas një tjetër në studio.
Duket se përveç për ti vizituar të afërmit e shoqërinë, ato kanë ardhur edhe për një projekt të ri muzikor.
Sipas të gjitha gjasave, Luana së shpejti do ta publikoj projektin e saj më të ri muzikor./Lajmi.net/