Zbulohet një dhëmb 450 mijë vjeçar në jugperëndim të Francës (Video)

Disa arkeologë të rinj francez vullnetarë zbuluan javën e kaluar në Tautavel, në jugperëndim të Francës, një dhëmb që mendohet se i përket një individi të rritur që kishte jetuar para 450 000 vjetësh, gjë që përbën një zbulim të madh sipas studiuesve në vend.

Fun

28/07/2015 16:17

“Një dhëmb që mendohet se i përket një të rrituri, burrë apo grua, kjo nuk mund të thuhet, u gjet gjatë gërmimeve në një nivel të tokës që njihet për sende që datojnë deri mbi 500 mijë vjet më parë, sepse janë përdorur shumë metoda për datime të ndryshme”, theksoi sot paleantropologja, Amelie Viallet, 39 vjeçe.

“Ky është një zbulim i madh sepse ka shumë pak fosile njerëzore në këtë periudhë në Evropë”, theksoi ajo.

YouTube player