Zbulohet letra që deputeti i shkroi këngëtares Xhesika Ndoja (Foto)

Portali TetovaSot zbulon letrën me shkrim të deputetit dërguar këngëtares seksi Xhesika Ndoja. Një letër si në kohërat e vjetëra deputeti i lutet këngëtares që mos e zbulojë emrin e tij si dhe i premton çdo shumë parash në këmbim të sekretit që do mbajë këngëtarja.

ShowBiz

08/02/2016 22:45

Përshëndetje Xhesika

Uroj të jesh mirë në pamundësi të takohemi përballë që të flisnim kam parë shumë portale dhe që ke pranuar publikisht në lidhje me propozimin tim. Nuk e mendova që do të merrje për ofendim!

Por dua të them që mos bie pre e provokimeve të askujt të publikosh emrin tim pasi, ti e din arsyen. Mos mashtro nga ana e pasurisë që të kanë ofruar, nëse do të nevojitet para, do ti jem un ai që do të paguajë, shpresoj të shihemi një dit për mirë” thuhet në letrën e deputetit i cili sipas Xhesikës i është dërguar një mikeshës së saj që t’ia sjell më pastaj Xhesikës.

Ndryshe Xhesika Ndoja është këngëtarja më e përfolur ditëve të fundit e cila ka pranuar të flas hapur për ofertat marramendëse që i bëhen nga deputet e ministra për të pasur atë si të dashur e për të jetuar një jetë sheikësh.