Zbulohet ideja e “çmendur” e Realit për Coutinhon

9:18 | 8 Janar 2018

Drejtuesit nga “Bernabeu” kishin bërë gati 177 milionë funte për Coutinhon, para se Liverpool të pranonte ofertën prej 142 miliionë eurosh të Barcelonës.

Philippe Coutinho ka mundur të jetë sot futbollist i Real Madridit.

Sipas informacioneve të fundit nga “Mundo Deportivo”, Reali ka menduar për një ofertë të papritur, përcjellë “Lajmi.net”.

Drejtuesit nga “Bernabeu” kishin bërë gati 177 milionë funte për Coutinhon, para se Liverpool të pranonte ofertën prej 142 miliionë eurosh të Barcelonës.

Mirëpo, nuk dihet nëse Reali vërtetë e donte Coutinhon, apo vetëm donte ta pengonte Barcelonën dhe ta ngriste çmimin e brazilianit. /Lajmi.net/