Zbulohet ferizajasi që inskenojë rastin e vjedhjes

Policia e Kosovës e ka zbardhur rastin e një vjedhjeje në Ferizaj

Lajme

23/03/2019 12:47

Para dy ditësh, Policia e Kosovës mori një informacion për vjedhje të parave në një biznes në Ferizaj. Rasti u iniciua si vjedhje e rendë. Por, një ditë më vonë doli që pronari i parave të ‘humbura’ e kishte inskenuar rastin vet, raporton lajmi.net.

Deri të kjo situatë i dyshuari kishte ardhur pasi kishte humbur shumë para në biznesin e vetë, dhe inskenimi i vjedhjes që metoda e tij që të arsyetohet para familjes.

Nuk dihet se si janë humbur paratë e biznesit, por për rastin ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Gjatë zhvillimit të hetimeve lidhur me rastin vjedhje e rëndë, policia ka intervistuar të dyshuarin K/Shqiptar dhe i njëjti në prani të avokatit mbrojtës e ka pranuar se rastin e ,,vjedhjes” e ka inskenuar me qëllim që paratë e humbura në biznes t’i arsyetojë para familjarëve. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia në raportin ditorë

Rasti është iniciuar për ‘lajmërim apo kallëzim i rrem’. /Lajmi.net/