Zbulohet fanella e Barcelonës për sezonin e ri

Ashtu si çdo vit, në fund të sezonit, fillojnë të shfaqen imazhet e para të fanellave për sezonin e ri.

Sport

11/03/2019 10:57

Barcelona siç duket ka gati fanellat e reja për sezonin 2019/2020.

Skuadra katatalonase ka marrë propozimet e para nga Nike për fanellat që do të luajnë në sezonin e ri, përcjell lajmi.net.

Footy Headlines ka zbuluar fanellën e re që Barcelona do ta përdor në seancat stërvitore të sezonit të ri.

Sipas kësaj faqeje, katalonasit do ta bartin fanellën me ngjyrë blu të mbyllur dhe të kuqe.

Më poshtë mund ta shikoni se si duket fanella e Barcelonës që do ta përdor në stërvitje. /Lajmi.net/