Zbulohet ëndrra e Blendi Fevziut për Edi Ramën (Foto)
Një natë më parë, në përfundim të emisionit, Blendi Fevziu i dhuroi një letër kryeministrit Rama, brenda të cilës kishte shkruar ëndrrën e tij.

Lajme
Fevziu mori shkas nga një konkurs të titulluar “Endrra ime”, të cilin Rama e ka promovuar në mediat sociale. Por, pasi kryeministri e mori letrën e Fevziut, të gjithë ngrenë pyetje se cfarë kishte shkruar brenda drejtuesi i “Opinion”. Cila ishte ëndrra e Fevziut? Sot, vetë gazetari e bëri publike përmbajtjen e saj, ku shkruhet:
I nderuar zoti kryeministër,
Unë kam një ëndërr! Që në Shqipëri të mos bëjnë ligjin banda e banditë! Që në parlament të mos ketë më deputetë analfabetë dhe me precedent penal. Që të fortët të mos bëhen model për të rinjtë dhe ligji të jetë njëlloj për të gjithë.
Blendi