Zbulohet edhe një varrezë masive në Irak

Autoritetet irakiane kanë thënë se kanë gjetur trupat e 48 sunitëve të vrarë nga xhihadistët e e grupit Shteti Islamik në provincën Anbar.

Bota

30/10/2014 17:02

Mësohet se trupat janë gjetur në një varrezë masive jashtë qytetit Hit.

Të vrarët kanë qenë luftëtarë fisnorë, të cilët kanë luftuar përkrah forcave të qeverisë së Irakut.

Kjo është varreza e dytë masive që zbulohet këtë javë. Të mërkurën është gjetur një varrezë me 30 trupa të pajetë të luftëtarëve sunitë.

Ata po ashtu janë kapur gjatë rënies së qytetit Hit në duart e militantëve.