Zbulohet e vërteta për Zafir Berishën, ai nuk është i gjatë 1.83 cm

Zafir Berisha para dy ditësh është emëruar koordinator nacional për Siguri Kibernetike të Kosovës.

Lajme

23/09/2020 10:24

Emërimi i Berishës në këtë pozitë u pa me çudi nga shumë persona, ndërsa edhe më i pazakontë ishte arsyetimi i tij me ironi për emërimin e tij në pozitën e koordinatorit për kibernetikë.

Ai kishte thënë se është i gjatë 1.83 metra, si arsyetim ironik për t’u vetëkonsideruar si specifik për këtë pozitë.

Sot, gazetarja e #Gjesi e ka provuar këtë deklaratë të Berishës. Kur është matur, gjatësia e tij ka dalë të jetë 1.80 metra.

“Jam i gjatë 1.83 metra. Për këtë jam specifik. Askush nga kolegët e mi nuk është sa unë”, kishte deklaruar Berisha para dy ditësh, kur është pyetur për specifikat që posedon për t’i ushtruar detyrat e koordinatorit për kibernetikë.

Pas emërimit të tij, atij i ishte hakuar llogaria personale në Facebook.