Zbulohet dokumenti ku Serbisë i kushtëzohet rruga për në BE me njohje të Kosovës

Progresi i mëtejshëm i Serbisë në integrimin evropian, do të varet nga përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, thuhet në draft-dokumentin e platformës në të cilin ka pasur qasje RTS.

Lajme

14/10/2015 16:13

Në pjesën e dytë të tekstit, propozohet lista prej 36 kritereve kaluese të cilat Serbia duhet ti përmbushë në të ardhmen, transmeton lajmi.net.

Pjesa e parë e dokumentit 10 faqesh, flitet për efektet e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tani – nga 2011 e deri më sot. Konstatohet se Serbia ka bërë përparim të kënaqshëm në zbatim, dhe rekomandon shtetet anëtare të hapin kapitullin e 35 për negociata.

Megjithatë, paralajmërohet se përparimi i mëtejshëm në integrimin evropian do të varet nga progresi në dialog. Qëndrimi i miratuar në kuadrin negociues të BE-së për Serbinë, thotë se BE-ja mund të bllokojë hapjen e kapitujve tjerë, nëse Serbia nuk angazhohet në normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Prishtinën.

Në pjesën e dytë të tekstit, propozohet lista me 36 kritere kaluese të cilat Serbia duhet ti përmbushë në të ardhmen.

Nga Serbia pritet të pushojë financimin e strukturave të vjetra komunale me qëllim konsolidimin e administratës komunale që është zgjedhur në zgjedhjet e fundit, “në përputhje me ligjet e Kosovës”.

Serbia duhet të kontribuojë në hartimin e statutit të AKS-së, dhe të sigurojë financim transparent të Asociacionit të komunave serbe. Beogradi do të duhej gjithashtu, që edhe autoriteteve në Prishtinë tu ofroj raporte tremujore mbi pagesën e pensioneve për ish-punëtorët e policisë dhe gjykatave, të cilat tashmë janë integruar në sistemin e Kosovës.

Thuhet se Serbia duhet “të trajtojë çështjen e menaxhimit të Ujmanit” të emëruar nga Beogradi, për të arritur një marrëveshje me Korporatën Energjetike të Kosovës në organizatën evropiane për transmetimin e energjisë elektrike.

Sa i përket telekomunikacionit, Serbia duhet të hap një kompani “bijë” të “Telekomit”, që plotëson kuadrin ligjor të Kosovës për licencë të telefonisë fikse. Kërkohet respektimi i afateve për caktimin e një numri për Kosovën, dhe në paralele një leje të përkohshme për operatorët mobil të Serbisë në Kosovë.

BE-ja dëshiron që Serbia të kalojë gjitha pengesat dhe të mbyllë gjitha rrugët alternative në përputhje me Kosovën, në mënyrë që transportimi i mallrave dhe njerëzve të kalojë përmes vendkalimeve zyrtare.

Në tekst nuk përmendet njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, e as anëtarësimi i Prishtinës në organizata ndërkombëtare. /lajmi.net