Zbulohet bashkëbiseda mes Ronaldos dhe Messit në ‘El Clasico’ (VIDEO)

“El Clasico” vuri përballë sërish Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Sport

04/12/2016 21:57

Dy futbollistët më të mirë në historinë e futbollit, kanë disa vite që sfidojnë njëri-tjetrin si në fushë ashtu edhe në podiume ku shpërndahen çmimet më të rëndësishme në futboll.

Këto takime të shpeshta kanë bërë që këta dy futbollistë t’i rregullojnë raportet mes tyre, e kjo më së miri u pa dje në fushë.

Mediet spanjolle kanë shkëputur një bisedë shumë të shkurtër të Messit dhe të Ronaldos në ‘El Clasico’,  derisa ky i fundit po markonte argjentinasin.

“Ç’kemi” ishte përshëndetja e Ronaldos për Messin, i cili i përgjigjet duke i thënë qetësohu.

YouTube player

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.