Zbulohet arsyeja se pse Ronaldo u shtrua në spital

9:37 | 13 Gusht 2018

Dje pati momente frike për Luis Nazario da Liman, i njour ndryshe Ronaldo “Fenomeni”.

I ndodhur me pushime në Ibiza të Spanjës, ku ka në pronësi një shtëpi, braziliani u shtrua me urgjencë në spital ku u diagnostikua me ftohje të rëndë.

Menjëherë pas evidentimit të problemit shëndetësor, Ronaldo u transferua në klinikën “Nuestra Senora del Rosario”, ku i është nënshtruar terapisë intensive.

Gjendja e tij, sipas informacioneve që vijnë nga Spanja, është përmirësuar ndjeshëm.

Mësohet se “Fenomeni” kishte mbërritur në Ibiza vetëm disa ditë më parë për të kaluar një periudhe njëjavore pushimi.